Kreu i PD, Sali Berisha ka njoftuar ditën se kur do të mbahet protesta e radhës e opozitës. “Më 17 prill e gjithë Shqipëria në Tiranë”, tha ai gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale.
Lideri i opozitës deklaroi se kryeministri Edi Rama ka vetëm një rrugë; dorëheqjen. Protesta e tetë kombëtare e opozitës do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, ndërsa kreu demokrat nuk dha detaje të hollësishme për skenarin e saj.
Sali Berisha: Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj.
