Në emisionin “Zonë  e Lirë” në “News24, Ilir Kulla komentoi emërimin e drejtueses së re të SHISH, Esmeralda Hasani.

Kulla tha se pavarësisht emërimit të Esmeralda Hasanit në krye të SHISH nuk u zgjidh problematika kryesore që sipas tij është domosdoshmëria e një reforme të thellë të komunitetit të inteligjencës.

Ai theksoi se skandali me Vlora Hysenin, tregoi qartë se Shqipëria ka nevojë për një reformë të inteligjencës së brendshme.

“Unë e mbaj mend kur ka qenë këshilltare e Pandeli Majko, kur ishte Majko ministër shteti për Diasporën. Atëherë mbaj mend që ka pasur komunikim për të. Është njeri që ka qenë brenda institucioneve. Ka qenë në atë që njihet si prapavijë, ka një përgatitje të nivelit të lartë. Ka lidhje të ngushtë me Italinë nga e shkuara e saj. Në të kundërtën e Vlora Hysenit, mendoj që kjo e ka të lartë vettingun e vlerësimit burokratik. Edhe pse ka bërë punë teknike.  Me vendosjen e kësaj zonjë në krye të shërbimit ne nuk zgjidhëm gjënë kryesore që është nevoja e një reforme të thellë të komunitetit të inteligjencës. Me problemin që ka ndodhur me zonjën Hyseni që ka akuza publike ndaj saj është e qartë që Shqipëria ka nevojë për reformë të inteligjencës së brendshme. Nëse Rama thotë mua protestat mi kanë organizuar nga jashtë, atëherë pyetja është a mund t’i japësh publikut një fakt të vetëm? Dhe përse shërbimet që paguhen nga buxheti i shtetit nuk kanë arritur ta parandalojnë një gjë të tillë, pra ose ti gënjen ose t’i je i paaftë. Pra në pikën se si kanë ardhur situatat ka nevojë për reformë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb