Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka zbuluar edhe formularin që do i shkojë çdo familje shqiptare, si një pyetësor për çështjet aktuale të vendit.

Sipas Ramës ky formular do të plotësohet sipas dëshirës dhe në të do të ketë pyetje, për ekonominë e vendit, integrimin në BE apo sistemin në Drejtësi.

Kreu i qeverisë, theksoi se përgjigjet e qytetarëve do t’i japin mundësi qeverisë që të reflektojë në problematikat kryesore të vendit.

“Dua të theksojë që këtë vit duam komunikim me njëri tjetrin. Ne të dëgjojmë opinionet e njerëzve. Ka nisur procesi do filloni pak nga pak të merrni letrën e këshillimit kombëtar. Këshillimi i parë kombëtar që qeveria organizon për të marrë mendimin tuaj. Me ekonominë, me punën, kanë të bëjnë me drejtësinë, me integrimin në BE. Është një formular i thjeshtë dhe anonim. Cdo familje do marri një formular. Dhe do plotësohet lirshëm për të marrë një opinion tërsor.

“Qëllimi është që këto përgjigje të jenë sa më shumë shprehje e një mendimi me njerëzit. Dëgjim pak më të thelle me njerëzit. Pa asnjë obligim thjeshtë kontribut. “ tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb