Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu deklaroi se ka zhvilluar një takim me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman.
Ai ka bërë me dije se gjatë takimit ka njoftuar zotin Forneck për lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën, ndërsa ka shtuar se procesi i integrimit të vendit në BE duhet të jetë një proces i bazuar në meritë.
“Nuk është rusi big brother, por këtu është droga. Klanet e drogës drejtohen na Rama. Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interes të vendit për BE. Ky duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, që është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë. Është interesi absolut i BE. Një Shqipëri epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit dhe botës, siç cilësohet nga disa raporte të DASH, është rrezik real për paqe në rajon dhe më gjerë. Integrimi duhet të jetë një proces i bazuar në meritë. Edi Rama është garant dhe udhëheqës kryesor i klaneve të drogës. Ishte diskutim i frytshëm.
Bundestagu ka ndjekur në mënyrë serioze dhe dashamirëse procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE. Edhe në kohët e skepticizmit, ky institucion insistoi që procesi të vijojë i bazuar në meritë.
Kërkesat e plani prej 13 pikash për Beogradin ishin një dokument historik, nëse do I ishte përmbajtur Serbia do të ishte pjesë e BE. Plani me 15 pika, nëse do të zbatohej, do të ishim ndoshta afër vendit anëtar ose do të ishim anëtarësuar. Kanë pasur interesa shumë serioze. Përpjekja jonë është, Bundestagu të ruajë interesin që ka patur për këtë proces jetik për shqiptarët.
Jemi forcë politike që kemi objektiv kryesor integrimin në BE”, tha ai.
