Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja deklaroi gjatë intervistës në studion e Neës24 se si pasojë e shembjes së rrugëve, 12 persona nga zona e Juglindjes nuk kanë arritur të marrin shërbimin e dializës në Tiranë.

“12 persona sot nuk e kanë marrë dializën nga zona e Juglindjes sepse nuk ka rrugë, ndërkohë kryeministri ka përdorur helikopter dje për të shkuar në Korçë”, tha ai, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Kalaja tha se ka një propozim konkret për situatën, duke kërkuar që helikopterët shtetërorë të vihen në dispozicion të pacientëve që kanë nevojë urgjente për trajtim në Tiranë.

“Helikopteri dhe emergjencat civile duhet të përdorin helikopterë për të sëmurët e asaj zone që kanë nevojë për mjekim urgjent në Tiranë. Kjo është përgjegjshmëria”, deklaroi ai.

Aulon Kalaja: Perceptimi publik është se kjo zonjë është e korruptuar, e kuptoni se tek ministria e Ballukut nuk firmos askush, kanë frikë. Ndaj rrugët janë lënë rrugëve.

Unë kam ardhur sot me një propozim konkret. 12 persona sot nuk e kanë marrë dializën nga zona e Juglindjes se nuk ka rrugë, ndërkohë kryeministri ka përdorur helikopter dje, për të shkuar në Korccë.

Unë gjykoj që ky helicopter dhe emergjencat civile duhet të përdorin helikopterë për të sëmurët  e asaj zone që kanë nevojë për mjekim urgjent në Tiranë,

Kjo është përgjegjshmëria, pasi kjo zonjë është akoma zv/kryeministre, akoma ministre e Infrastrukturës sepse nuk është botuar në fletoren zyrtare. E dini ju që ditën që u mor vendimi i GJK pro qeverisë ditën që u mor vendimi, në orën 09:00 u botua në fletoren zyrtare përtej cdo rregulli, ndërsa vendimi i fundit që rrëzoi kërkesën e qeverisë akoma nuk është botuar në fletoren zyrtare.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb