Qeveria ka thënë në mbledhjen me furnizuesit e naftës, se çmimi i hidrokarbureve në pikat e karburanteve do të vendoset nga bordi kombëtar i posaçëm.

Sipas Ramës, kush nuk do të vendosë çmimin e miratuar, do të përballet deri në mbyllje të pikës së karburantit.

“Përfaqësuesit e qeverisë dhe ministrja e financave dhe e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtori i doganave dhe kryetari i autoritetit të Konkurrencës do të jetë në tavolinë me 5 përfaqësues nga ju.

Nuk do të ketë asnjë tabelë në çdo pikë karburanti ku do të shfaqet një çmim pa u aprovuar nga bordi, kush e bën do të humbasë karburantin. Është luftë. Nuk jam ideolog i tregut të lirë apo shtetit si fuqi diktuese në ekonomi, por thjesht e vetëm mendoj që liria ekonomike është themelore”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: