Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka zbuluar në emisionin “Oponencë” në News24 se kryeministri Edi Rama në një moment të protestës në bulevard ka urdhëruar një prej punonjësve të Gardës për të hequr karriget e aktivistëve.
Sipas tij, në pamjet e shfaqura, kryeministri Rama, i cili shfaqet duke u larguar me eskortën e tij nga Kryeministria, ul xhamin dhe komunikon me punonjësin.
Pas këtij momenti punonjësi në fjalë afrohet te protestuesit dhe kërkon të heqë karriget, si edhe ndalon një taksi që ka sjellë karriget.
