Kreu i PD, Sali Berisha në daljen e tij për mediat ka uruar edhe ish-Presidentin Ilir Meta i cili sot ka ditëlindjen. Lideri i opozitës theksoi se edhe pse në burg po bën një betejë të jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër Berisha denoncoi se ndaj Metës bëhen tentativa që të mbetet pa ujë në burg, duke shtuar se Ergys Agasi me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka shpuar shishet.

Sali Berisha: U dërgoj një përshëndetje të përzemërt, të burgosurve politikë në qelitë e komisariateve dhe ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit.

Dënoj me neverinë më të madhe, aktet e turpshme të intimidimit që ata i bëjnë, duke dërguar kriminelë për t’i shpuar shishet e ujit. Dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e poshtër të Edi Ramës.
Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës.

Dhe kur një nga eksponentët kryesorë socialistë, me kërkesën e Tedi Blushit, deputetit, merret me këtë problem, rezultonte se operacionin e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës.

Shikoni ku shkon Edi Rama. Shiko çfarë shpirt, se s’po i vë epitete, se meriton çdo epitet ka ky njeri.

Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit, që ta lejë pa ujë. Mund të shkojë gjer këtu njeriu? As sigurimi i shtetit nuk i bënte këto.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb