Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët ortodoksë më një video të realizuar nga artistët e Operës Kombëtare të Parisit.
Me performancën e tyre në ambientet e shtëpive artistët francezë kanë sjellë momente kërcimi, ndërsa nuk mungojnë episodet kur në interpretimet e tyre shfaqen edhe fëmijët në këto ditë karantinimi në gjithë botën për shkak të COVID-19.
“Mirëmëngjes me një dhuratë të bukur nga Opera Kombëtare e Parisit për të gjithë ju dhe me një urim për besimtarët ortodoksë në këtë të dielë paqeje dhe reflektimi”, – tha Rama.
