Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet transformimi i bërë në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Në videon e publikuar shihen hapësira të gjelbëruara, kënde sportive dhe rrugica të asfaltuara.

Parku shihet si një mundësi shumë e mirë për banorët e kryeqytetit, por jo vetëm, për të bërë xhiro në natyrë, ose për të ushtruar aktivitet sportiv.

“MIRËMËNGJES☀️
nga parku i liqenit të Tiranës?”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb