Kryeministri Edi Rama ka uruar “mirëmngjes” shqiptarët me një foto nga Berati. Në vijim të rutinës së tij mëngjesore, në rrjetin social Facebook, Rama ka postuar një foto nga lart ku duket ura që lidh Mangalemin me Goricën.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje fantastike mbi urën lidhëse të Mangalemit me Goricën në Berat,” shkruan Rama në Facebook.
Megjithatë nuk mungojnë as komentet kritike ndaj kreut të qeverisë. “Nxirre dhe malin që u dogj o pasha,” i shkruan një prej komentuesve.
“O burre i dheut! Na nxirr ndonje foto prej toke,se prej havaje edhe fshati im duket i bukur,” thotë një tjetër.
(e.f/BalkanWeb)
