Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar peshëngritësen shqiptare Eevangjeli Veli për fitoren në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes.

Rama ka publikuar në rrjete sociale videon e fitores së Velit dhe mbi të shkruan:

Postimi i Edi Ramës:

Kampionati Europian i Peshëngritjes në TIRANË – Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione e Europës për peshën deri në 55 kg.
Peshëngritësja shqiptare u shpall Kampione Europe në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa mori medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb