FIER- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që në turin elektoral të kësaj të diele të zgjedh Roskovecin për të prezantuar para qytetarëve programin e PS-së.
Mes të tjerash kreu i qeverisë sulmoi LSI-në dhe u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PS, që kjo e fundit të marri timonin e reformave.
“Me vendosmëri Rama vlerësoi programin qeverisës të këtyre 44 muajve, ndërsa pohoi se për mandatin e ardhshëm Në 25 qershor një votë edhe më e fuqishme e PS do bëjë që në 4 vitet e ardhshme të bëjmë 4-fishin e këtyre që bëmë në 44 muaj. Është e qartë se çka kemi bërë është mjaftë për të kuptuar se e vetmja forcë që bënë punë, është PS. Do ju heqim nga qafa drejtuesit nga Hipotekat, patentat. Ndaj, mos ja jepni votat e tyre që merren me votën tuaj. Jemi të bindur se mund ta çojmë ekonominë tonë mbi 5.5 përqind, nëse na e jepni timonin e reformave pa na vënë të tjerë në prehër. Mos i lejoni partitë e tepsisë që t’i fusin fusin duart tek mësuesit e fëmijëve tuaj”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)
