Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me pjesë nga debati i zhvilluar një ditë më parë në Kuvend ku është diskutuar mbi rezolutën e PS-së për luftën ndaj-korrupsionit.

Gjatë debatit, për shkak të kundërshtive të deputetëve të opozitës, ministra dhe deputetë të PS-së kanë replikuar dhe hedhur akuza ndaj kolegëve të tyre. Një nga këto përplasje ishte ajo mes ministres së Shtetit, Elisa Spiropali, dhe Gazment Bardhit.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke iu drejtuar kreut të Grupit Parlamentar të PD-së i kujtoi deklaratat e tij në raport me Sali Berishën, ku në fillim e cilësonte si babai i Xenit, ndërsa tani sillet si djali i adoptuar i ish-Kryeministrit.

Thelbi i fjalimit të Spiropalit dhe më pas edhe ministrit Ulsi Manja, ishte pikërisht kjo se çfarë përfaqësojnë deputetët e PD-së, ata që paradite luftojmë me llogje korrupsionin, apo ata që shkojnë pasdite poshtë ballkonit të Sali Berishës.

Video është postuar nga Kryeministri Edi Rama i cili shtron pyetjet: “Kush je? Ore kush jeni? Kush janë në fakt?”.

Duket se Kryeministri ka vijuar edhe sot thumbimet në drejtim të Gazment Bardhit dhe deputetëve të opozitës, që nga sulmet dhe akuzat e brendshme që kanë shkëmbyer mes tyre, sot shfaqen të bashkuar në diversitet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: