KORCE- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar testim për të gjithë mësuesit. Nga Korça, kreu i qeverisë është shprehur se testimi për të gjithë mësuesit do të bëhet vitin e ardhshëm, ndërsa do largohen nga sistemi të gjithë ata që dalin dobët në këtë test.
“Korça është laboratori i transformimeve në të gjitha aspektet, por përtej infrastrukturës duhet ndryshuar rruga e dijes. Do të investojmë tek sistemi i arsimit që në qelizë, do ta çlirojmë sistemin nga mësuesit jashtë profilit. Vitin e ardhshëm do ketë testim për të gjithë mësuesit, ata që do dalin dobët do të largohen nga sistemi”, deklaroi ai.

E ndodhur në Korçë edhe ministrja Lindita Nikolla deklaroi gjatë forumit qytetar se është mirëadministruar Matura Shtetërore, ndërsa një standard i ri është futur në arsim përsa i përket mënyrës së përzgjedhjes së mësuesve. “Ky standard është lufta jonë ndaj korrupsionit”, shtoi më tej ministrja

Duke deklaruar se arsimi po kapërcen tashmë emergjencën kombëtare ku ndodhej, ministrja e ndali vëmendjen edhe tek akreditimi i universiteteve, proces i cili pritet të nisë në muajin janar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: