Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të rrëzuar  nga pushteti këtë mazhorancë është vetëm protesta dhe “kacafytja”.

Në fjalën e  tij në Foltoren para Kryeministrisë, Berisha shtoi se Rama vodhi me bandat dhe kartelet e drogës më 11 maj, por se këto të fundit e “kapën nga fyti” dhe sollën situatën ku vedni ndodhet sot.

Sipas tij demokratët dhe shqiptarët nuk duhet të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë.

“Ai i bën të gjthaa këto se ja lejojmë ne. Ju jap fjalën e nderit se kur ta zëmë këtë shesh deri në largimin e tij, ai do ja mbathë.

Por duhet të them këtu, koha ka kaluar por megjithatë vijmë më të vendosur se kurrë. 2 mbledhje janë bërë ditët e fundit nga forumet e PD. Kanë dalë me një vendim solemn, ti përvishemi deri në fitore se rrugë tjetër përvec protestës, përballjes dhe kacafytjes me të nuk mund të ketë”- Tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb