Pas disfatës ndaj Comos, zhgënjimi ishte i madh në shtëpinë e Lecces. Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani u shpreh se ekipi i Lecces do japë maksimumin për të shpëtuar dhe tregoi bindjen se ekipi i ka kapacitetet e duhura.
“E nisëm shumë mirë, duke i vënë në vështirësi, por pastaj u lejuam hapësira dhe thellësi. Ishim të vendosur keq te goli i parë. Duhet ta harrojmë menjëherë këtë ditë. Të dielën do të kemi një përballje direkte me Kremonezen dhe duhet të jemi të gatshëm të bëjmë rezultat para publikut tonë.
Unë dhe Kulibali deshëm të luanim më shumë topin. Ne pjesën e dytë bëmë më mirë, duke luajtur nga mbrapa dhe kaluar menjëherë në mesfushën e tyre. Na linin hapësira për të luajtur”-tha ai.
