Të reja të rëndësishme për të ardhmen e Ylber Ramadanit. Sipas Tuttosport, Lecce ka arritur marrëveshje për rinovimin e mesfushorit të kombëtares.
Kontrata e Ramadanit skadon në qershorin e ardhshëm dhe sipas asaj që shkruhet, është gjetur gjuha e përbashkët me klubin për të qëndruar në Via Del Mare deri në vitin 2027. 29-vjeçari luan te kjo skuadër prej 3 sezonesh. Në këtë edicion, ai ka luajtur 21 ndeshje.
