Ylber Ramadani ishte titullar për Leccen, në fitoren 2-1 ndaj Cremoneses. Pas sfidës, mesfushori i kombëtares iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Pieroti dje bëri një gol të madh në stërvitje dhe e ndjente se do të vinte një edhe sot. Ka bërë një ndeshje të madhe e tashmë duhet të vazhdojmë kështu, pasi na mbeten edhe 10 ndeshje për t’u luajtur.

“Përshëndetja me tifozët? Për mua është e rëndësishme, pasi dua që të arrij mbijetesën. Sot u shitën të gjitha biletat dhe të gjithë ndihmuan ekipin që të merrte tre pikët. Pa ta, nuk do të merrnim asgjë. Duhet të vazhdojmë kështu.

Video para ndeshjes? Ishte gjithë sakrifica që kemi bërë që nga nisja e kampionatit, kishim vështirësi por tani jemi mirë. Ishte një video motivuese për ne”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb