Ylber Ramdani zhvilloi ndeshjen e parë si titullar sot me Kombëtaren e cila humbi minimalisht 0-1. Në intervistën pas ndeshjes mesfushori pavarësisht disfatës është shprehur optimist, duke qenë i sigurtë që deri në eliminatore ekipi do të jetë perfekt.

Produkt i Prishtinës dhe Partizanit, luan në skandinavi. E kishe më të thjeshtë sot?

Vendet skandinave luajnë njëjtë futboll, dhe e kanë stilin e njëjtë. Kanë një futboll të fortë. E kemi parë dhe analizën, ata erdhën dhe me një shans shënuan. Nëse do shënonim me Ajetin, do ishte ndryshe.

Si tu duk ky ekip kuqezi?

Mendoj se jemi duke u përgatitur të gjithë, jemi të rinj të gjithë. Ekipi është në kompozim e sipër. Deri tek eliminatoret, mendoj se do jemi perfekt.

Kur kishim topin në zotërim, mesfusha nuk e qarkulloi mirë topin…

Jemi të rinj, për mua është ndeshja e parë në Kombëtare. Nga ndeshja në ndeshje, do përmirësohemi më mirë.

Si u ndjetë nga fjalët e Panuçit, që foli mirë për ju?

Ne futemi për fitore, për fat të keq e humbëm këtë herë.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb