Sot protesta studentore hyn në ditën e 15 të saj. Si çdo ditë studentët kanë planifikuar një ditë më parë se çfarë do të bëjnë për t’i qëndruar stoik vendimit të tyre për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë.

Ata kanë vendosur që edhe sot të bojkotojnë mësimin, ndërsa kanë lajmëruar që të mblidhen në orën 10:00 tek korpusi  universitar.

Studentët zhvilluan më herët një tryezë diskutimi, ku morën edhe vendimin për ecurinë e aksionit të tyre. Njoftimet janë bërë në rrjetet sociale duke vendosur hashtagun “Rama nuk je i mirëpritur”.

6d1d153d 78f6 4052 A75c E6be547f70cc
6d1d153d 78f6 4052 A75c E6be547f70cc

“Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor! Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera. Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!”, thuhej në njoftimin e studentëve në rrjetet sociale.

Ora: 10: 50 – Studentët e Ekonomikut paralajmërojnë përshkallëzim të protestës duke bllokuar rrugët kurse Gjeologjiku ka vendosur që nesër do jetë një protestë përfundimtare për këtë vit te Parlamenti.

Ora: 10 40- Studentët e Shkencave Sociale: Rinisim protestat pas pushimeve
Studentët e Shkencave Sociale pasi u ulën në një tryezë në fakultetin e tyre, dolën në një përfundim unanim. Ata vendosën që të protestojnë deri të premten dhe me pas ta rinisin tubimin në janar pas pushimeve.

Ora: 10: 30 Studentët marshim drejt Kryeministrisë, bllokojnë ‘9 Katëshet’
Studentët e fakultetit të Shkencave Sociale dhe ato të Natyrës pasi janë mbledhur tek shkollat e tyre, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Studentët e Shkencave të Natyrës do të bllokojnë për disa minuta kryqëzimin te ‘9 Katëshet’.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb