Në ditën e 20-të të protestës, një qytetar i është drejtuar kryeministrit me thirrje për të dëgjuar kërkesat e protestuesve dhe për të reflektuar mbi situatën politike në vend.

Protestuesi theksoi gjithashtu vendosmërinë për të vijuar tubimet edhe për një periudhë të gjatë, nëse do të jetë e nevojshme.

“I bëj thirrje kryeministrit të dëgjojë zemëratën e popullit. Edhe Ramiz Alia para 40 viteve i dëgjoi. Ky është më keq se diktatori Enver Hoxha. Poshtë komunizmi dhe diktatura! Ne jemi në ditën e 20, do të jemi edhe 20 të tjera këtu nëse do të jetë nevoja. I bëj thirrje kryeministrit të mos matet me popullin sepse nuk i del mirë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb