Analisti Fatos Lubonja deklaroi se me rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku, vetë kryeministri Edi Rama nuk ka bërë disa detyra që fillimisht janë morale, duke shtuar se vetë partia duhet të kishte kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Lubonja analizoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama i cili tha se Balluku i ka dorëzuar dorëheqjen duke thënë se nuk ja ka pranuar një gjë të tillë. Kjo për analistin mund edhe të mos jetë e vërtetë.
“Që të biem në këtë grackë është e gabuar politikisht dhe ata që na dëgjojnë. Ne ligjet gjithsesi me të gjitha boshllëqet i kemi normale. Problemi është që me të njëjtën Kushtetutë, ka edhe shtete që ashtu i kanë të formuluara që kanë ndërtuar autoritarizma. Ky është edhe problemi jonë. Konteksti është më i rëndësishëm se gracka e ligjit. Pyetja e parë që shtrohet është se si nuk jep dorëheqjen? Tani besoni Ramën se e ka dhënë dorëheqjen? Përse nuk e shkarkoi Rama? Ai nuk bën ca detyra politike morale, jo vetëm Rama por nuk i bën dhe partia. Partia vetë duhet të kishte kërkuar shkarkimin e shokut Rama. Ky është thelbi i debatit…”, tha ai.
