Në ditën e 34-t të protestës që po zhvillohet në kryeqytet, gjatë tubimit të qytetarëve në Tiranë janë dëgjuar deklarata të forta nga disa protestues, të cilët kanë shprehur akuza dhe gjuhë të ashpër ndaj qeverisë.
Një prej pjesëmarrësve në mënyrë simbolike ka mbledhur bombat bosh me gaz lotësjellës që u përdorën dje nga policia kundër qytetarëve.
“Ja ku është prova e krimit. Rama ka lekë të blejë nga Serbia bomba kundër popullit por jo t’i japë pensionistëve. Se po pastrojmë dhe mbeturinat e mbeturinave. Ja ku është prova këto përdoren për kafshë ai i përdori kundër popullit të tij. Ia bëra varëse në mënyrë simboli sepse do ta bëjmë një ditë nuse dhe di t’ia varim gjerdanin”, tha ai gjatë tubimit.
