Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku nuk i ka kursyer ironitë pasi kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi falënderoi Ramën për punën e bërë për shumë bashki për mbetjet urbane.

Tabaku theksoi se në këtë periudhë Subashi, duke përfshirë edhe veten, duhet të falënderojnë Ramën, pasi ndoshta do i duhet në SPAK.

Subashi:
Nga pikëpamja njerëzore, realisht për Fierin, por jo vetëm për këtë qytet, fushat e mbetjeje janë mbyllur. Nëse kjo nuk është zgjidhje për ata banorë atje, nuk e di se ça mund të jesh. Për mua është fitore e madhe që ai qark ka fituar shumë kjo qeverisje.

Tabaku: Falënderoni zotin Rama
Subashi:
Do ta falënderoj pa fund! Ne fierakët do e falënderojmë pa fund. Por që…

Tabaku: Me shumë kënaqësi. Unë e kuptoj shumë mirë që në këtë periudhë, kur shkojmë në SPAK unë dhe ju, do të duhet ta falënderojmë Ramën. Se mund të na duhet aty!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb