Deputeti i PD Klevis Balliu, ka deklaruar se mbrojtja që mazhoranca i bëri Belinda Ballukut duke mos i hequr imunitetitn pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj, është mbrojtje që i bëhet sistemit të vjedhjes.

I ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Balliu u shpreh se kryeministri Rma është i “varur” nga pushteti në mënyrë që të qendrojë larg qelisë, pas aferave korruptive.

“Ramës i duhet pushteti për të mbetur jashtë burgut. Pushtetin nuk ia marrin dot ndërkombëtarët, ka përballë opozitën dhe të vetmit që mund ta rrëzojnë janë qytetarët. Për të folur për aferat e Ballukut, Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Ersekë gjithashtu është shembur. Denoncimet e tilla kanë kohë që kanë ardhur nga opozita që ka denoncuar dhe ka përgatitur edhe dokumentacionin. Edhe sistemi i drejtësisë ka ecur dhe e ka bërë të pamundur mohimin e aferave të ndodhura”, tha ai.

Ndërkohë Balliu ka “zbuluar: edhe arsyet se pse sipas tij Elisa Spiropali u largua nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme.

“Spiropali u hoq sepse nuk po mbronte më aferat e tij, kjo mund të thuhet edhe për Fatmir Xhafën.
Ngrihet një qeveri e tërë që merret me hallin e Ballukun sepse duhet mbrojtur sistemi i vjedhjes, jo sepse kanë hallin e Ballukut. Nuk merren me hallet e qytetarëve. Unë nëse duhet shkoj e dorëzoj vetë imunitetin, nuk ka nevoja të mblidhen institucionet fare”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb