Qeveria e Kosovës bën të ditur se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ramiz Kelmendit në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Sot, z. Kelmendi do të dorëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.” thuhet në komunikatë.

Një ditë më parë Kelmendi ka kaluar me Partinë Lidhja Demokratike e Kosovës e kryeministrit Mustafa. Kelmendi vjen nga bota e biznesit dhe më parë ka ndërruar disa parti që nga AAK, më pas PDK, i pavarur dhe në fund në LDK.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: