KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ligji për delegacionin shtetëror dhe platforma për dialogun kanë si vend diskutimi Parlamentin.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, kërkoi që të shqyrtohet platforma por edhe të arrihet një konsensus i gjerë për të.

“Nuk e di cili subjekt politik nuk i ka në interes këto tema, janë të interesit të parë për Kosovën. Nëse ka vërejtje për aspektin kohor se a është sot dita me i diskutu këto apo jo, nuk ka dilemë që mundemi me i diskutu këto dhe nuk besoj që dikush mund t’i mohoj rëndësinë e temave.

Edhe ligji për delegacionin shtetëror edhe platforma e kanë vendin në këtë Kuvend dhe unë i ftoj deputetët ta shfrytëzojnë mundësin që t’i thonë mendimet e veta, dhe subjektet politike t’i thonë qëndrimet e veta dhe në fund mundësisht ta arrijmë një konsensus, pasi iu është dhënë mundësia parlamentit jo vetëm ta ruaj pronësinë mbi procesin e dialogut por edhe për ta ruajtur Kosovën e 17 shkurtit“, ka thënë ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb