Ramush Haradinaj sot do të paraqitet para zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Colmar, ndërsa pritet që ai të fitoj lirinë. Mësohet se Dhoma Hetuese do ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Një fakt i tillë është bërë i ditur nga vet përfaqësuesi ligjor i ramush Haradinajt, Arianit Koci. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Koci ka pohuar se kërkesa për ekstradim do të refuzohet dhe z. Haradinaj pritet të lirohet gjatë ditës së sotme.

Postimi i plotë i Kocit:
Ramush Haradinaj sot do të paraqitet para zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të Gjykatës së Apelit në Colmar. Me këtë rast, dhoma hetuese e kësaj gjykate, do ta shqyrtojë kërkesën e Serbisë për ekstradim. Franca është një prej shteteve që më së shumti e ka mbështetur Kosovën në rrugën drejt lirisë, dhe i njeh shumë mirë rrethanat gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Prandaj, kërkesa për ekstradim do të refuzohet dhe z. Haradinaj pritet të lirohet gjatë ditës së sotme.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: