Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ndërsa ka biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike.

Theksi i veçantë i bisedës ishin zgjedhjet dhe maturia politike që Kosova ka treguar deri tani. Sipas Haradinajt, të gjithë subjektet politike duhet të zhvillojnë një garë të ndershme duke respektuar parimet demokratike.

“Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani. Theksova se bashkërisht, të gjitha partitë duhet të jemi të përkushtuar për një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të fuqizojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona”-shkruan Haradinaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb