Janë gjetur trupat e çiftit nga Resnja, të cilët ranë në një humnerë prej 200 metrash të thellë dhe humbën jetë në Parkun Nacional të Galiçicës afër Ohrit.

Me automjet kanë dalë nga rruga rajonale Tërpejca, Prespë që shpie përgjatë malit.

“Në humnerë përgjatë rrugës Ohër – Oteshevë, nëpunësit policorë me ndihmën e paragliderëve e kanë gjetur automjetin e pasagjerëve “Volksëagen Golf” me targa të Resnjës dhe në afërsi të tij janë gjetur dy persona të vdekur. Vdekjen e personave e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë, ndërsa punonjësit e policisë kanë konstatuar se bëhet fjalë për M.H (59) dhe M.H (56)”, thonë nga MPB.

Gjatë tërheqjes së trupave ka marrë pjesë edhe një ekip i shërbimit të shpëtimit malor nga Ohri.

“Shërbimet ishin të pafuqishme sepse ishte e nevojshme përdorimi i teknikave dhe pajisjeve speciale për ta kryer aksionin”, tha Antonio Dodevski – shërbimi i shpëtimit malor.

Kjo rrugë prej dekadash është në gjendje të keqe.

Një pjesë e rrugës është e dëmtuar dhe e pasigurt, ndërsa në dimër mbyllet tërësisht, pasi askush nuk e mirëmban.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: