Rasti i News24 është një shembull flagrant i klimës së rënduar të kontrollit të qeverisë për mediat, e cila ka gjetur vend dhe në Raport-progresin e Këshillit Evropian për Shqipërinë.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, në një mesazh në rrjetin social Facebook, duke iu referuar progres raportit shkruan se një ndër konstatimet e Progres Raportit nga Këshilli Europian për Shqipërinë ishte klima e rënduar e kontrollit mbi median dhe represioni shtetëror mbi të.

“Rastet e dhunës institucionale mbi median janë flagrante dhe në sytë e të gjithëve.

Majfton të kujtojmë rastin e tre muajve më parë, kur katër media të mëdha shqiptare, News24, BalkanWeb, Panorama dhe Radio Rash, u goditën me urdhër politik duke u ndërprerë sinjalin e transmetimit, vetëm për të heshtur median kritike me qeverinë.

Dhuna nuk kurseu as gazetarët apo punonjësit e këtyre mediave, të cilët u nxorrën me forcë nga redaksitë e tyre!

Një shoqëri demokratike me një media të lirë, nuk mund të jetë njëkohësisht një shoqëri ku vija e partisë bëhet me forcë linja editoriale dhe të gjitha mediat uniformizohen në propagandën monotone”, shkruan Këlliçi.

Mesazhi i plotë
Një ndër konstatimet e Progres Raportit nga Këshilli Europian për Shqipërinë ishte klima e rënduar e kontrollit mbi median dhe represioni shtetëror mbi të.
Duke cituar: Shqetësim mbi ligjshmërinë dhe procesin e rregullt ligjor në lidhje me veprimin e autoriteteve në parandalimin e aksesit të gazetarëve nga katër media… masat kufizuese nuk ishin proporcionale dhe në kundërshtim me nenin 10 të KEDNJ-së mbi lirinë e shprehjes…”
Rastet e dhunës institucionale mbi median janë flagrante dhe në sytë e të gjithëve.
Majfton të kujtojmë rastin e tre muajve më parë, kur katër media të mëdha shqiptare, News24, BalkanWeb, Panorama dhe Radio Rash, u goditën me urdhër politik duke u ndërprerë sinjalin e transmetimit, vetëm për të heshtur median kritike me qeverinë.
Dhuna nuk kurseu as gazetarët apo punonjësit e këtyre mediave, të cilët u nxorrën me forcë nga redaksitë e tyre!
Një shoqëri demokratike me një media të lirë, nuk mund të jetë njëkohësisht një shoqëri ku vija e partisë bëhet me forcë linja editoriale dhe të gjitha mediat uniformizohen në propagandën monotone.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb