KOSOVE-Raporte të reja për vrasjen e xhihadistit nga Kosova, Lavdrim Muhaxherit. Një agjenci kurde e lajmeve ka mësuar nga burimet e saj se Lavdrim Muhaxheri është vrarë. Sulmi raportohet të ketë ndodhur këto ditë në qytetin Tal Afar, 50 kilometra larg Mosulit në Irak. Muhaxheri besohet se është vrarë në një sulm me bombë me makina. Faqet rajonale e quajnë kosovarin Komandant i Daeshit (emër tjetër për ISIS), dhe lajmi për të jepet me pseudonimin xhihadist, Abu Abdullah Kosovi. Muhaxheri është në listën e terroristëve më të kërkuar në botë.
(o.d/BalkanWeb)
