Diplomatët i kanë kërkuar Hezbollahut të japë garanci se nuk do të ndërmarrë veprime nëse Irani sulmohet nga SHBA-të ose Izraeli, sipas Reuters.

Mediat e huaja raportojnë se grupi paramilitar libanez, i cili është aleat me Iranin, nuk ofroi garanci të qarta, por nuk planifikon të ndërmarrë veprime nëse sulmi ndaj Iranit nuk është “ekzistencial”.

Raporti erdhi pasi Donald Trump u premtoi protestuesve iranianë se “ndihma është duke ardhur” dhe premtoi “veprime shumë të forta” nëse qeveria vazhdon me ekzekutimet.

Hezbollahu ka qenë prej kohësh një forcë e madhe në rajon, por u dobësua nga një fushatë ushtarake izraelite, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Irani prej disa ditësh është përfshirë nga protesta masive, pasi qytetarët bëjnë përgjegjës regjimin e Ajatollahut për krizën në të cilën ndodhet vendi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb