Në shtatë muajt që nga sulmi tronditës i Hamasit ndaj Izraelit, bota ka dëshmuar ‘’epideminë më të keqe’’ të antisemitizmit që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas një raporti vjetor të Qendrës për Studimin e Hebrenjve në Universitetin e Tel Aviv-it.

Nëse kjo prirje vazhdon, hebrenjtë në shumë vende nuk do të jenë më në gjendje të jetojnë identitetin e tyre në siguri dhe liri, sipas raportit.

Vitin e kaluar, për shembull, kishte mesatarisht rreth tre sulme me bomba në ditë në Shtetet e Bashkuara kundër sinagogave dhe institucioneve hebraike.

“Nuk bëhet fjalë për vitet 1933 apo 1938’’, deklaron profesor Uriya Shavit.

“Megjithatë, nëse tendencat aktuale vazhdojnë aftësia për të bërë një jetë hebreje në Perëndim, frekuentimi i sinagogave dhe qendrave komunitare, dërgimi i fëmijëve në shkolla hebraike do të jetë më i vështirë’’, thekson ai.

Antisemitizmi ishte rritur në mënyrë të vazhdueshme në muajt dhe vitet para masakrave nga Hamasi dhe grupet e tjera ekstremiste palestineze, por 7 tetori ndihmoi në përhapjen e një zjarri që tashmë është jashtë kontrollit”, shton raporti.

Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, ku jetojnë rreth 6 milionë hebrenj, midis janarit dhe shtatorit 2023 ka pasur gjithsej rreth 3 500 incidente antisemitizmi, por në tre muajt e fundit të vitit kanë shkuar pothuajse në 4 000.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb