Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

Treguesi i i mirëqeverisjes konsiderohet si një ndër më të rëndësishëm në raportin e publikuar së fundmi nga BERZH. Përmes pikëve jepet vlerësimi për funksionimin, cilësinë standardet e institucioneve politike dhe ekonomike, për kontrollin e korrupsionit si dhe sundimin e ligjit.

Përmes publikimeve të tilla BERZH synon të nxisë tranzicionin drejt një ekonomie të hapur të orientuar nga tregu dhe për të promovuar sipërmarrjen në ekonomitë ku investon. Për ta bërë këtë në mënyrë efektive, Banka analizon procesin e tranzicionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: