Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për dosjen McGonigal, pas raportit të fundit nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama për tentativa për të shuar opozitën dhe për të vendosur një regjim parti-shtet. Balliu e cilëson deklaratën e Ramës për kryetarët e bashkive se “ata i përgjigjen partive”, si inkriminuese dhe shenjë të kontrollit politik mbi institucionet. Sipas tij, korrupsioni, varfëria dhe manipulimi i zgjedhjeve janë dëshmi të kapjes së shtetit nga qeveria.

Deputeti i zgjedhur i PD-së Klevis Balliu: Të ngrihet Komision Hetimor për dosjen e McGonigal. Departamenti i Drejtësisë në SHBA përmend afera dhe drejtësia në Shqipëri duhet të veprojë. Edi Rama ka plan që të zhdukë opozitën dhe të ekzekutojë pluralizmin. Rama dje tha se partia zgjedh kryetarët e bashkisë dhe jo qytetarët.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama është inkriminuese, sepse të thuash që kryetari i bashkisë i përgjigjet partisë dhe jo shtetit është të pranosh partinë-shtet. Jemi kthyer në vitet 1945, që partia vendos, partia emëron, partia arreston, partia gjithçka. Korrupsioni dhe varfëria në vend është i përhapur kudo. Zgjedhjet janë vjedhur nga qeveria. Janë tre rezoluta ndërkombëtare që e thonë se janë vjedhur zgjedhjet. Po të kishte drejtësi, kjo opozitë do ishte në qeveri. Raporti i drejtësisë amerikane tregon se në Shqipëri nuk funksionon drejtësia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: