Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) prezantuan dje gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2019” ku ndër të tjera renditen edhe institucionet ku shqiptarët besojnë më shumë.

Sipas këtij sondazhi, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vazhdon të konsiderohet si institucioni me rolin më të madh në kërkesën e llogarisë ndaj qeverisë (63.7%), ndjekur nga Parlamenti (53,4%), Avokati i Populli (44.3%), partitë opozitare (42%), Komisioneri për Mbrojtjen nga diskriminimi (40.9%) dhe Komisioneri për të Drejtën e informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (38.9%).

Po kështu shqiptarët besojnë se mekanizmi më efikas i llogaridhënies është Kontrolli i Lartë i Shtetit (63.7%), i ndjekur nga Parlamenti (53.4%), Avokati i Popullit (44.3%) dhe partitë e opozitës (42%).

42.6% besojnë se deputetë të caktuar mund t’i kërkojnë llogari qeverisë. Për sa i përket llogaridhënies vertikale, media (58%) u perceptua se luante rolin më të madh në llogaridhënien e qeverisë, ndjekur nga shoqëria civile (47.8%). Shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë besojnë se organizatat ndërkombëtare (78.9%) i kërkojnë llogari qeverisë shumë më tepër se organizatat vendase.

Perceptimi
Perceptimi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb