Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti,  në një postim në rrjetin sociale Facebook ka reaguar  pas publikimit nga Instat të raportit mbi ecurinë ekonomike gjatë tremujorit të dytë 2025, ku sektorët e bujqësisë dhe industrisë vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në gropën e recesionit.

Sipas tij ky është një model ekonomik që dëmton Shqipërinë me  rritje në shifra dhe varfërim në realitet.

Postimi i plotë i Dorjan Telitit:

BUJQËSIA DHE INDUSTRIA NË RECESION, RRITJA EKONOMIKE VETËM NË LETRA!
 Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 ekonomia shënon “rritje në letra” 3.51%. Por në realitet, dy shtyllat tejet të rëndësishme të ekonomisë – bujqësia dhe industria – vazhdojnë në RECESION:
 Bujqësia: -2.49%
 Industria: -1.79%
 Çfarë vlere ka kjo “rritje” kur fermerët falimentojnë dhe fabrikat mbyllen?
 Çfarë ekonomie ndërtohet kur prodhimi vendas bie dhe jetesa bëhet më e shtrenjtë?
 Ky është një model ekonomik që dëmton Shqipërinë: rritje në shifra, varfërim në realitet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: