Bashkëautorja e raportit të IDM dhe të IT, Blerjana Bino në një intervistë me Skype në rubrikën Opinion në News24, ka komentuar gjetjet e raportit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Bino theksoi se korrupsioni endemik është problem kryesor për Shqipërinë. Ajo shtoi se disi progres ka bërë sistemi gjyqësor, kjo pas reformës në drejtësi.

“Për raportin është punuar për rreth një vit. Raporti është tepër i detajuar dhe është i viteve të fundit, 2021, 2022, 2023. Raporti i fundit ka qenë më 2016 dhe mund të vihen re ndryshimet. Përmirësimi kryesor është në sistemin gjyqësor, kjo vjen për shkak të reformës në drejtësi.

Progres disi ka ekzekutivi, qëndrimi në vend kanë media dhe shoqëria civile. Administrata publike ka pësuar më shumë rënie. Problem kryesor mbetet politizimi i administratës publike. Raporti konfirmon dhe njëherë se korrupsioni mbetet endemik, pavarësisht përpjekjeve për ta luftuar atë, nga ekzekutivi ose nga reforma e re në drejtësi”, deklaroi Bino.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb