Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas raportit të OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Balliu theksoi se ODIHR nxori në raport ato akuza të përsëritura nga PD, se nuk ka një vijë ndarëse midis partisë dhe shtetit, dhe influenca e krimit të organizuar në zgjedhje

“OSBE/ODIHR foli se nuk ka një ndarës midis shteti dhe partisë. Një akuzë e përsëritur nga opozita. Dhe sot kemi të bëjmë me një parti-shtet. Fakti është që zgjedhjet jo vetëm sipas PD por edhe ODHIR ka pasur influencë të krimit të organziaur.

Por kemi pasur një vjedhje të mirëfillte zgjedhore. Ndaj kjo qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve, por i përgjigjet nevojave të personazheve të lidhur me krimin e organizuar. Fakti është që sot Shqipëria është pa një qeveri të vërtetë. Është detyra jonë si popull dhe komb që ta zhdukim partinë shtet.”, tha Balliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb