Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari deklaron se raporti i OSBE-ODIHR ka rrëzuar zgjedhjet e 14 majit, duke iu referuar problematikave të evidentuara.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Braimllari thekson se ky raport tregoi përfshirjen në proces të administratës shtetërore.
REAGIMI I BRAIMLLARIT
Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet e 14 Majit.
?Raporti i OSBE-ODIHR konfirmon blerje masive votash.
?Përdorimin e administratës në zgjedhje.
?Presion mbi zgjedhësit nga ana e qeverisë duke kërcënuar me ndërprerje fondesh nëse votoni opozitën
?Presion administratës me vende pune nëse nuk votoni kandidatët dhe partinë në pushtet.
?U cënuar sekreti i votës duke lejuar votim familjarë, votime në grup si dhe votimi në emër të votuesve të tjerë.
?Përdorimi i të dhënave personale nga partia në pushtet duke kontrolluar votën e qytetarëve.
?Shit-blerje vote nga ana e qeverisë duke mos u goditur ky krim.
Rekomandimet e OSBE-ODIHR:
?Duhen hetuar përgjegjësit për shit-blerje vote, për përdorimin e administratës në zgjedhje, burimeve shtetërore, përdorimin e të dhënave personale, cënimin e sekretit të votës.
Edi Rama dhe Rilindja i kanë shkatërruar zgjedhjet e 14 Majit.
(BalkanWeb)
