Shqipëria ka shënuar përkeqësim në indeksin për perceptimin e korrupsionit të Transparency International për vitin 2025.
Vendi ynë është renditur në vendin e 91-të me 39 pikë ndërkohë që në indeksin e mëparshëm Shqipëria kishte pasur 42 pikë.
Në një reagim në Facebook, Flamur Noka sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka renditur disa nga të dhënat që tregojnë edhe format e korrupsionit në sektorin publik.
Reagimi i plotë:
Transparency International tregon se #Shqipëria është zhytur në korrupsion. Një mesazh për #shqiptarët.
Ka kaluar vetëm një vit dhe Shqipëria ka rënë me 11 vende dhe tre pikë në renditjen botërore të Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit.
Një motiv më shumë për zgjidhje politike.
Shqipëria duhet çliruar menjëherë nga #rilindja dhe narkoshteti që krijoi për llogari të krimit të organizuar.
Transparency International thotë se të dhënat e përdorura për të përpiluar indeksin mbulojnë këto forma të korrupsionit në sektorin publik:
- Ryshfeti
- Keqpërdorimi i fondeve publike
- Përdorimi i detyrës publike nga zyrtarët për përfitime personale pa u përballur me pasoja
- Aftësia e qeverisë për të frenuar korrupsionin në sektorin publik
- Burokracia e tepërt që mund të rrisë mundësitë për korrupsion në sektorin publik
- Emërimet politike në shërbimin civil
- Ligjet që u lejojnë zyrtarëve publikë të mos deklarojnë pasuritë
- Konfliktet e mundshme të interesit
- Mbrojtja ligjore për personat që raportojnë raste të ryshfetit dhe korrupsionit
- Kapja e shtetit
- Qasja në informacion mbi çështjet publike dhe aktivitetet qeveritare
11 arsye dhe shumë të tjera që na nxjerrin sot në #protestë përpara kryeministrisë.
