Pedagogia e Universitetit Luarasi, Arsejda Gjyli, e ftuar në programin e drekës në News24, duke iu referuar raportit të fundit të DASH për klimën e investimeve, tha se vërejtjet kanë qenë të vazhdueshme për Shqipërinë nga ndërkombëtarët, por sipas saj, opozita i “përdor” ato si kambanë alarmi për interesa politike.
Gjyli theksoi se opozita kërkon të kapet pas raporteve që vijnë për Shqipërinë, vetëm për të marrë pushtetin.
Gjyli: Raporte kanë dalë në mënyrë të vazhdueshme. Opozita e trajton çdo raport si këmbanë alarmi dhe si fundi i regjimit. Dhe vjen nga pashpresia e tyre për të marrë pushtetin pas raporteve të BE apo ndërkombëtarëve.
Kjo erdhi dhe pas zgjedhjeve që u kapën pas raporteve të ndërkombëtarëve, ‘Trump do dalë në deklaratë’, punësuan një ekspert të huaj për fushatë dhe në fund nuk pati rezultat. Realiteti shqiptar ka shumë gjëra që duhen bërë për të luftuar korrupsionin në nivel mikro dhe makro.
Dhe patjetër që dhe vetë institucionet dhe ministrja në vetvete me deklaratën e saj pranon që ka gjëra për tu përmirësuar. Në bazë të direktivave do të formohen strategjitë duhura dhe do të ketë reformat ë duhura.
