Deputeti i PD-së zgjedhur në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin “Opinion” në Neës24 të drejtuar nga Renaldo Salianji, tregoi pikat kryesore ky do të përqendrohet puna e tij si deputet, e sinkronizuar edhe me forcën politike që ai përfaqëson.
Sipas Gjonit, së pari PD do të presë raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, që mendon se do të jetë edhe më i ashpër se raporti paraprak, pastaj do ngrejë zërin për të gjitha problemet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë.
Gjin Gjoni: “Jemi marrë me indentifikimin e fakteve për farsën zgjedhore. Po presim padurim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR që do të jetë edhe më i ashpër se sa ai paraprak. Më pas do të fillojë analiza dhe riorganizimi i PD-së. Do ecim në dy fronte, në parlament dhe me forma të tjera.
Për shkak të kësaj farse zgjedhore, ka një raport të zhbalancuar në numra në parlamentin e ri. Por ne jemi kompakt si grup parlamentar, me eksperienca politike, e njohin jetën parlamentare në tërësi. Edhe niveli profesional dhe intelektual për bërjen e ligjeve është shumë më i lartë. Do ta kemi të vështirë për shkak të numrave, flas për ligjet.
Ne do të jemi refrektarë, por edhe bashkëpunues për tema sic është ajo e hyrjes në BE, por gjithmonë me standartet demokratike. Padyshim që PD ka përgatitur opononcenë e vet nëse drafti i ri Kodit Penal do të vijë në Parlament. Ministri i Drejtësisë ishte pjesë përbërëse e Kodit Penal dhe kjo ngre dyshime të forta. PD do i mëshojë ndryshimeve që nuk janë në përputhje me legjislacionin e vendeve të BE-së.
Do të jem në parlament për të ngritur problemet e qytetarëve, ato që janë gangrena. Dy cështje janë shqetësimet e qytetarëve. Dritat janë problem i vazhdueshëm në zonën e veriut. Infrastutkura gjithashtu, e keni parë vetë se si bëhet trafiku në Lezhë, pa harruar aksidentet e shumta.
Uji i pijshëm është premtuar këtu e 12 vite përpara për 24 orë në ditë dhe sot mbetet gangrenë. Po ashtu, situata e zjarreve. Nuk blihet dot një avion që kushton sa një udhëtim carter i kryeministrit.”
