Pas raportit pozitiv të BE-së që i hap rrugë liberalizimit të vizave, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është shumë i lumtur në këtë ditë të cilën ai e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për Kosovën.

“Vendimi i sotëm i Komisionit Evropian është ndër lajmet më të mira që kanë pritur qytetarët e Kosovës me dekada. Kjo përbën një moment historik dhe vlerësim për angazhimet shumë vjeçare për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane”, deklaroi Thaçi.

“Kilometrat e fundit vërtetë kanë qenë vërtet të gjatë dhe shumë të rëndë për ne, por jam i lumtur që kemi arritur në një cak shumë të rëndësishëm. Liberalizimi i vizave është momenti më i veçantë në rrugën evropiane të Kosovës. Sot ka filluar shembja e murit të izolimit të një shoqërie”, ka thënë presidenti Thaçi, gjatë një konference të përbashkët me Komisionarin e BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i cili ka thënë se Kosova tanimë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: