Ish-prokurori Bledar Bejko dhe eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, të ftuar në rubrikën Opinion në News 24 kanë komentuar raportimin e kreut të SPAK Altin Dumani në Kuvend.

Bejko theksoi se Struktura e Posaçme nuk ka dështuar në çështje të bujshme dhe kjo është tepër e rëndësishme. Ndërsa, eksperti Rexhepi tha se SPAK ka ngritur stekën politikisht.

Bledar Bejko, ish-prokuror: SPAK ka ngritur cilësinë e punës. Këtë gjë e tregojnë statistikat që na ofroi Dumani. Rezultat ka pasur që tek dosja për inceneratorët, por edhe hetimet pasurore janë shtuar. SPAK nuk ka dështuar në çështjet e bujshme. Puna e Strukturës së Posaçme është komplekse dhe nuk është kaq e lehtë.

Artan Rexhepi, ekspert i kriminalistikës: Unë e kam si ndjesi që gjërat kanë lëvizur në SPAK. Struktura e Posaçme e ka ngritur stekën. SPAK nuk ka shkuar vetëm tek kryeministri dhe presidenti. Nuk është keq edhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Rëndësi ka që drejtësia të lëvizë, nuk ka rëndësi a janë kapur banditët apo jo, rëndësi ka që të kemi prova që njerëz të caktuar me rrezik shoqëror të shkojnë përpara gjyqit. Unë besoj se Enchro Chat do jetë përdorur edhe nga njerëz të drejtësisë. Në Kosovë ia lanë në dorë drejtësinë Speciales, ndërsa në Shqipëri ia kanë lënë Dumanit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: