Manchester United përballet me Betis të enjten, në ndeshjen e Europa League. Përveç trajnerit, në konferencë për shtyp ka dalë edhe lojtari i ekipit nga Manchesteri, Rashford.
“Unë jam 100% në formë. Kemi pasur një tur të mirë stërvitor në verë me ekipin në para-sezon, kishte ndryshime, kishim një trajner të rid he një mënyrë të re loje dhe ishte emocioniuese për mua. Thjesht doja të jepja gjithçka që munda dhe që atëherë nuk e kam kthyer kokën pas. Ndiej se jemi rritur shumë si ekip dhe fituam ndeshje me stilin tonë të lojës. Ka kohë që nuk mund ta thoja këtë.
Ne kemi mundur ekipe të mëdha në të kaluarën dhe kemi fituar ndeshje të mëdha, por gjithmonë na është dashur ta bëjmë atë në një mënyrë të ndryshme nga ajo që do të preferonim. Këtë sezon kemi bërë më të mirën për të luajtur futboll dhe për të fituar ndeshjet”, tha Rashford.
(BalkanWeb)
