KOSOVA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e djeshme shkarkoi 12 ambasadorë të vendit në gjithë botën.

Një prej tyre ishte dhe ai në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj. Rastësia qëndron tek fakti se zv/shef i misionit në këtë ambasadrë është burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu.

Tashmë me shkarkimin e Dedajt, drejtimin përkohësisht të ambasadës e merr Sadriu.

Ditën e djeshme Ministria e Jashtme e Kosovës propozoi lirimin e ambasadorëve që ishin të emërar politikë dhe Vjosa Osmani i miratoi ato me dekrete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb