Avokatja Eneida Bozheku, e ftuar në “Studio24” u shpreh se ish-kreu i SPAK, Altin Dumani ka nevojë për mbrojtje të shtuar, pasi përplasja e gjyqësorit me dy pushtetet të bëra së bashku legjislativ-ekzekutiv është shumë  fuqishme.

Bozheku tha se në kushtet kur Dumani sot është prokuror i thjeshtë, bota kriminale e ka më të thjeshtë të të godasë kur ti ke rënë nga pozita e qendrës së vëmendjes.

“Sot në Shqipëri jemi në kushtet kur mund të ndodhë gjithcka. Sepse derisa kemi një lojë kaq të madhe politike që shkon në një përplasje të fuqishme, legjislativ-ekzekutiv bashkë kundër gjyqësorit që është rasti i paprecedent i Ballukut, në gjithë historinë e njerëzimit sa i takon rasteve moderne të drejtësisë penale, po mund të ketë ndërhyrje nga brenda”, tha avokatja Eneida Bozheku.

Eneida Bozheku: Bota kriminale e ka më të thjeshtë të të godasë kur ti ke rënë nga pozita e qendrës së vëmendjes.

Kur ti del nga pozicioni i drejtimit, je më vulnerabël, zgjidhja më e mirë e kreut të SPAK, Klodian Brahos ka qenë mbrojtja e shtuar.

Sot në Shqipëri jemi në kushtet kur mund të ndodhë gjithcka. Sepse derisa kemi një lojë kaq të madhe politike që shkon në një përplasje të fuqishme, legjislativ-ekzekutiv bashkë kundër gjyqësorit që është rasti i paprecedent i Ballukut, në gjithë historinë e njerëzimit sa i takon rasteve moderne të drejtësisë penale, po mund të ketë ndërhyrje nga brenda. Ndaj situate nuk është kaq e lehtë, ndërsa AKSHI është kutia e vërtetë e Pandorës, thuhet grup i strukturuar kriminal, por kemi organizatë kriminale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb